VOTOJENI FEVZI BEQIRIN VEPRIMTARIN. VOTOJENI-TË PARIN! TË PALODHURIN -MË TË MIRIN! BASHKË VV. VOTOJENI NR. 14

25
Sep
2025
Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Fevzi Beqiri, i lindur më 15.09.1957, në fshatin Ashlan, rrethi i Vushtrrisë.
Shkollën fillore e mbaroi në Ashlan, ndërsa, të mesmen në Mitrovicë, në degën teknik komunikacioni.
Fevziu, që nga mosha rinore u preokupua thellë për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare.
1.
Fevzi Beqiri, është demonstrues në pranverën e vitit 1981, për Republikën e Kosovës.
2.
Fevziu, mori pjesë aktive në përkrahje të minatorëve gjatë marshimit të tyre nga Mitrovica në Prishtinë, në vitin 1989.
3.
Fevzi Beqiri qe oranizator kryesor që bashkë me shokë dhe shefin e tyre, Ahmet Ashlanin; atëbotë me punë në Kosovatrans. Ky kolektiv protestues, me mbi 100 autobusë shkuan në Prishtinë.
-Ahmet Ashlani, është dëshmor i atdheut, (1998).
4.
Fevziu, bashkë me Ahmet Ashlanin dhe disa shokë të kolektivit u solidarizuan me minatorët e Trepçës, duke iu bashkuar grevës së tyre.
Fevzi Beqiri, është pjestar-veteran i UÇK-së.
5.
Fevzi Beqiri në vitin 2000 bashkë me qindra qytetarë të Mitrovicës, ka protestuar kundër ndarjes së qytetit.
6.
Pas LÇ-re të UÇK-së, Fevziu ka marrë pjesë në një grevë urie të organizuar në Prishtinë, të organizuar nga LKÇK-ja, për lirimin e vëllezërve dhe motrave shqiptare që ende mbaheshin burgjeve të Serbisë Fashiste.
7.
Në muajin e përgjakshëm, të dat. 3-4 në shkurtit të vitit 2000, bandat terroriste çetnike vranë dhe masakruan shumë shqiptarë dhe nga pjesa veriore e qytetit i përzunë nga shtëpitë dhe banesat e tyre mbi 13000 banorë.
8.
Më dat. 13. Shkurt, 2000, duke mbrojtur popullatën nga terroristët serbë, në lagjen Lumbardh, vritet ish-ushtari i UÇK-së, Avni Haradinaj, mjerisht kjo vrasje ka ndodh në praninë e ushtarëve të KFOR-it francezë.
“Gjaku i shqiptarit nuk bëhet ujë”!
( Populli).
-Dëshmori i atdheut, nuk harrohet-tha Fevziu, prandaj vitin 2006, mori nismën e mbarë dhe të guximshme; për t’ia ngritur gurthemelin, në vendin aty ku Avni Haradinaj, ra në altarin e lirisë, me logon e famshme: UÇK.
9.
Më 12. 02. 2008, Fevzi Beqiri merr një nismë shumë të qëlluar që, shtëpia e Mustafë Sahitit të bëhet muze i gjenocidit serb; sepse, pikërisht në atë shtëpi më 1999, kanë ndodh tragjedi e madhe. Nga ushtria pushtuese serbe kishte vrasje, plaçkitje dhunime dhe dëbime prej lagjes.
10.
Rreziku nga ndonjë sulm nga bandat çetnike serbe ekzistonte.
Pushteti i Republikës së Kosovës, atëbotë nuk shtrihej në veriun e qytetit.
Vigjilenca duhej mbajtur në nivel të lartë syqelësie, prandaj Fevzi Beqiri bashkë me banorët e lagjes Lumbardh, organizoi roje ditë e natë; për mbrojtjen e familjeve shqiptare dhe boshnjake.
-Veprimtaria e rojeve vullnetare popullore për vetëmbrojtje ka zgjatur 23 ditë.
Për të bërë jetën ca më të sigurtë në atë pjesë të atdheut, durimit i erdhi fundi!
-Qytetarët e shqetësuar për jetën e tyre, vendosën që me një autobus dhe një furgon protestues të nisen drejt Prishtinës. Protestuesit të revoltuar ndaluan në rrugë përballë ndërtesës së qeverisë së Kosovës.
Vëllezër dhe motra të nderuara! Dua t’jua përkujtoj që, Fevzi Beqiri, përderisa ishte dhe mbeti mbrojtës i radhëve të para për mbrojtjen e kësaj pjese të atdheut, faktikisht ishte dhe është anëtar i radhëve të para, në përkrahje të Albin Kurtit dhe VV; pikërisht për faktin që, kjo pjesë nga më e pasur e atdheut, u çlirua dhe qytetarët e të gjitha nacionaliteteve, vetëm gjatë viteve pushtetit të Albinit dhe VV, po jetojnë, po punojnë me dinjitet, kombëtar, familjarë dhe njerëzor.
-Vlen të theksohet fakti që, në atë dimër të egër, protestuesit aty kanë qëndruar 24 orë.
Më 24. 01. 2009, ishte ditë e shtunë, për të kuptuar pse po bëhet kjo protestë, në mesin e tyre patën ardhur, ish-Kryeministri Hashim Thaçi dhe Hajredin Kuqi. Ishte ora 10-të paradite, për bisedime me protestuesit u caktua një termin kohor: prej orës 11-të për të biseduar me qeveritarët. Prej orës 11-të, Fevziu me dy shokë shkojnë për bisedime. Ata, biseduan me Hashim Thaçin, Hajredin Kuqin dhe Zenun Pajazitin. Takimi zgjati mbi një orë e gjysmë.
-Fevziu, atyre ua shprehu brengat e lagjes, prej pushtetit kërkoi që, banoret e veriut të kenë mbrojtjen dhe ndihmat që i konsideronim si çështje më elementare; vlen të theksohet fakti këtu që, ndonëse premtimet prej tyre nuk munguan, por asnjë kërkesë jona nuk realizuar gjatë mandatit të ish-Kryeministrit, Hashim Thaçi -thotë Fevziu, shumë i zhgënjyer, por aspak i penduar për protestën e tyre.
11.
Pasiguria, tragjeditë vinin radhë-radhë, ishin këto goditje të organizuara nga qarqet armike.
Më 13 Mars, 1999, ishte ditë e shtunë, në Mitrovicë është ditë tregu. Ushtria fashiste serbe, hodhi një granatë në treg; mbi popullatën e pafajshme, me ç’rast, për fat keq, nga ai shpërthim i kobshëm, mbetën të vrarë 6 veta dhe 128-të të tjerë u plagosën lehtë dhe rëndë.
12.
Për të mos u harruar ky sulm armiqësor, përsëri me nismën e Fevzi Beqirit, është vendosur një pllakë përkujtimore e masakrës, që ka ndodhur m’u në mes të qytetit te vendi i tregut.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
25. 09. 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/09/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk