VOTONI KRYETRIMIN E SOTIT

08
Feb
2025
Nga: Dr. Musa Krasniqi


/Vlerësim & parandjenjë & thirrje/

Mirë po i rrin armikut përballë
E shiqon n’sy e drejt n’ballë
Kundershtarët tu u bënë horë
Janë zbehur të tërë bërë borë

Mirë ja tregon armikut vendin
Nesër do ta rrisim Kuvendin
Zërin e popullit të zmadhojmë
Fuqinë e shtetit të forcojmë

Miqt n’shtepi përherë i duam
Këtë veti fisnike e trasheguam
Kuçedres kurrë nuk i besojmë
Shtepinë tonë vet të zotërojmë

Vetëvendosje jonë popullore
Do t’na sjellë pritjen shekullore
Amanetin e dëshmorëve mbarë
Për bashkimin tonë kombëtar

Ju nesër kur ti ofroheni kutisë
Bëhuni qart pjesë e historisë
Votoni t’juajn Kryetrimin e sotit
Stërnipin e Gjergj Kastriotit

-Është mirë, detyrë, kënaqësi, nder e krenari t’jesh në anën e drejt t’historisë n’çdo kohë!
-Kurrë nuk ka qenë më qart se kënd duhët të votojmë! Mos lëshoni rastin, votoni për pamvarësi t’plotë t’Kosovës prej Serbisë, votoni për Albinin !
-Votat për opozitarët janë vota për opozitarët dhe listen serbe. Lista serbe është vet Serbia. Kështu votat e juaja për opozitarët shkojnë për mvarësi t’Kosovës prej Serbisë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk