Vuçiqi po e don Opozitën e Kosovës të jetë në pushtet!?

20
Oct
2024
Shkruan: Ragip Mexhuani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Prishtinë

20.10.2024
( Vuçiqi po e kërkon gjendjen në Kosovë para 4 viteve).

Opozita e Kosovës që kur ka fituar VV-ja, Albini ka qenë i akuzuar, i kërcënuar, i fyer, i njollosur si trathëtarë, i kritikuar edhe pse e shtrini sovranitetin në Veri të Kosovës. Kjo opozitë me çdo kusht po mundohen me ardhë në pushtet, me gënjeshtra, me inçizime të pavërteta. Këta 20 vjet kanë fol dhe kanë bashkëpunuar me udhëheqës serbë, që nga Lista Serbe, me Daçiqët, Vuçiqët dhe me Putinin (Thaçi).

Këta pranuan çka kërkoi Serbia. Kosova u bë me 58 minishtete serbe- kishtare (13 komuna serbe dhe 45 kisha-manastire serbe- zona të mbrojtura me status special). Kjo opozitë i dha tokë kosove Malit të Zi dhe Maqedonisë. Këta e shkatërruan e ozurpuan dhe e copëtuan Kosovën. Ditën që u zgjodh kryeministër Albin Kurti në parlament, Fatmir Limaj i thot: Edhe po deshe ti me e shitë Kosovën dije se ne jemi këtu, ndërsa K.Veseli i thot: T’i në kofsh gjallë ki me e këthye Serbinë në Kosovë. Më vonë Kadri Veseli në parlament e shanë në mënyrën më të poshtër Albulena Haxhiun ashtu Kujtim Shala i LDK-së e shanë Albinin nënën e trathëtarit.

Hashim Thaçi: më 25.08.2018 në Alpbach të Austrisë ka deklaruar “Unë dhe Vuçiqi nuk jemi djemë problematikë”. Hashim Thaçi e rehabilitoi Vuçiqin. Thaçi ishte për korigjim të kufijve. Vuçiqi deklarohej: “Në Medvegjë kanë mbetur pak shqiptarë. Bujanoci është baraz sa shqiptarë aq edhe serbë”. H.Thaçi : Veriu i Kosovës (Leposaviqi) është dhuratë e Rankoviqit. Inçizimi i videos publike kur Rifat Jashari i thotë “H.Thaçit: Mos më hajde më në shtëpi”. H.Thaçi e ka quajtur VV-në organizatë terroriste.

Xhavit Haliti : Nuk mund t’ia lëmë Kosovën Kmerrëve të Kuq (dmth VV-së), Xhavit Haliti: Rasti i Banjskës nuk ka qenë terrorizëm. Enver Hoxhaj në vitin 2000 deklaron: Nëse Hashim Thaçi bëhet kryeministër unë kërkoj azil politik në Serbi ( kjo thënie është ruajtur me zërin e tij në Institutin BALCMAN në Vjenë.

25 dhjetor 2020 Bilall Sherifi nga Nisma në intervistën Gazeta N. Kosovë deklaroi: Hashim Thaçi kq thënë për Enver Hoxhaj, “nëse fiton UÇK-ja unë do të shkoj të kërkoj azil në Beograd”.

Enver Hoxhaj : “Kryeministër do të jem unë, Albini nuk mund të jetë kryeministër!”.

Hajredin Kuçi ish min. i drejtësisë: “Për krimet e luftës nuk e kisha dënuar askënd dhe e kisha fal gjenocidin serb.”

Blerta Deliu Kodra: “Të arrestuarit dhe të vrarët shqiptarë në Maqedoni në rastin Kumanova i cilësoi terroristë”.

H.Thaçi dhe K.Veseli deklaronin: Ata që nuk e votojnë Gjykatën Speciale nuk ia donë të mirën Kosovës. E vetmja VV-ja nuk e ka votuar këtë gjykatë.

Behxhet Pacolli posa u zgjodh president deklaroi: “Populli i Kosovës ta harrojnë të kaluarën dhe urrejtjen kundër serbëve dhe ta pranojnë multietnicitetin”, dhënë portalit Selssinfo.

Akuzat kundër Ambasadorit Martin Berisha në Zagreb janë gënjeshtra. Ashtu janë gënjeshtra edhe inçizimet e Mimoza Kusarit- Simiq-Radojçiq, ashtu janë gënjeshtra edhe inçizimet e Dehona Mihajlit-Nagip Krasniqit këto bisedime janë në favor të Kosovës. Janë gënjeshtra edhe pohimet e opozitës policia pa këpucë, ushtriq pa bukë, ashtu janë gënjeshtra të opozitës humbja e dronit deklaron Ministria e Mbrojtjes. Ashtu zjarri në TC“Kosova A” fajësohet A.Kurti gënjeshtër flet KEK-u.

Ramush Haradinaj: “Me Albinin do të merrna vesh për 5 minuta.

Më 21 mars 2018 në Kuvendin e Kosovës u ratifikua Demarkacioni me Malin e Zi. Karrika e R.Haradinaj kryeministër i kushtoi Kosovës humbje 8200ha”.

Tani R.Haradinaj disa herë i thotë Albinit shpiun i Serbisë?!

Pal Lekaj: “Pa AAK-në nuk do të ketë as qeveri dhe as president”.

Avdullah Hoti gjatë fushatës zgjedhore Kurti 2, 3 herë e ka akuzuar-kërcënuar Albinin: “Unë do të punoj që A.Kurti të mos vijë në pushtet, Albini nuk ka të drejtë të jetë kryeministër, Albini ka quar krye”.

Gazmend Muhaxheri kryetari i Pejës deklaroi:”Armatimi që e zuri policia jonë në Banjskë, armët kanë qenë të policisë sonë, ky ka qenë inskenim i policisë sonë. Albini po ua bënë serbëve si Milloshi neve shqiptarëve”.

Lumir Abdixhiku e largon fotografinë e I.Rugovës dëshmi Çim Peka.

Halil Matoshi: “Serbia nuk ka bërë gjenocid në Kosovë”.

Milaim Zeka: “H.Thaçi, K.Veseli, Fatmiri,Ramushi kanë qenë e zeza e Kosovës të cilët edhe shokët e tyre i kanë likuiduar”.

Baton Haxhiu: “Mburrem që kam bashkëpunuar me Stanishiqin…”.

Msc. Muhamet Shabani Degradimi i Pavarësisë së Kosovës bot. Ferizaj 2021. “ Baba i Memli Krasniqit kryetarit të PDK-së Milazim Krasniqi deklaron:Manastiri i Deçanit është serb dhe për Betejën e Kosovës 1389 është identik me atë të Akademisë së Shkencave të Beogradit dhe kishës ortodokse serbe”. Milazim Krasniqi mohon pjesëmarrjen e shqiptarëve në Betejën e Kosovës më 28 qershor 1389. Ky akademik deklaron se është budallëk të quhet Manastiri i Deçanit shqiptar.

Akademiku Frashër Demaj pohon se nuk është e vërtet që serbët kanë bërë gjenocid ndaj shqiptarëve dhe se Masakra e Reçakut ishte incident.

Ish kryetari i Akademisë së Kosovës Hivzi Islami, i cili ishte edhe kryetar i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, duke nënshkruar pranoi që 8.200ha ti dhurohen Malit të Zi (Muhamet Shabani).

Si mund të jenë deputetët Besjan Mustafa, Armend Zemaj,etj., me PDK-në dhe AAK-në kundër Qeverisë Kurti-Osmani, kur dihet që lista Guxo e V.Osmanit është besnike e LDK-së

së I.Rugovës, Xh.Mustafës,T.Zemës,E.Malokut,etj.

Qëllimi i opozitës është të bashkohet edhe me Listën Serbe dhe me të gjitha partitë e vogla që nuk e kanë kaluar pragun me analistë dhe televizione për ti fituar zgjedhjet.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/10/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk