VUKSANOVIQ: “SHQIPTARËT NË FILLIM I VRITNIM ME PUSHKË DHE PATLLAKE, POR SË SHPEJTI ERDH URDHRI TË THEREN ME THIKA!”

01
Jan
2023

Një tablo realiste të gjendjes së rëndë në tokat e pushtuara shqiptare, na jep socialdemokrati serb Dimitrije Tucoviq. Tucoviq në librin e tij ”Serbia dhe Shqipëria” shkruan:”Kryengritja shqiptare e shtatorit ( 1913), për shkak të së cilës Serbia u shtrëngua të mobilizojë përsëri afro tre divizione, është një shembull klasik që tregon se si shkaktohen luftërat koloniale. Okupimi i ushtrisë serbe shtrihej prej lindjes e deri në dyert e grykave dhe të qafëmaleve shqiptare. Ky okupim e ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullosave, kopetë prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin e shitësin prej tregut, rrethinën prej qytetit, kurse tërë popullsinë malore prej qendrave ekonomike dhe drithoreve të saj. Shqiptari i andejshëm (i Shqipërisë londineze – Sh.B) nuk guxonte të shkelte më në tokën e tij që i kishte mbetur në këtë anë (në Kosovën e pushtuar – Sh.B). Të gjitha burimet e jetës iu prenë. Populli i dëshpëruar dhe i uritur pa masë, së pari u lut të vijë lirisht në tregje. Por, kur iu ndalua edhe kjo, ndërmjet vdekjes nga uria dhe vdekjes nga plumbi, ai zgjodhi këtë të dytën, plumbat.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Krimet serbe në Dibër e më gjerë i ka parë për së afërmi edhe shkrimtari Haki Stërmilli. Ai për masakrat serbe në Dibër ( shtator-tetor 1913), shkruan: ”Në qytet, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish, u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër postat e gjindarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhëri i postkomandantit ose dëshira e ndonjë xhandarmi që të njomeshin mirë muret e atij burgu me gjak shqiptarësh të pafajshëm.”

Ndërkaq gazeta e Zagrebit ”Hrvatska Novosti” shkruan: ”Çudi e madhe?! Serbët jo vetëm në kohën e luftimeve, që bënë aq çudira mbi shqiptarët e Kosovës sa gjithë bota u neverit, por edhe sot pas vendimeve të Konferencës së Londrës, kudo që kanë shkelur, vrasin, presin, vjedhin, burgosin, dhunojnë e plaçkisin popullsinë e pafajshme vetëm pse janë shqiptarë.”

Gazeta”Daily Telegraph” shkruan: ”Historia nuk njeh persekutime më të fëlliqura se sa pasojën e llahtarës së duarve dhe shpirtit të trupave (reparteve) të gjeneral Jankoviqit”. Për shpirtin shoven të reparteve serbe të vdekjes, kanë shkruar edhe vet xhelatët serb. Në gazetën serbe ”Radniçke Novine” Nr. 212, Beograd, 9 tetor 19123, një ushtarak serb, në një letër të publikuar, për masakrat serbe në Lumë ndër
as që luanin nga vendi, as nuk bërtisnin, as nuk mbroheshin, thuajse nuk ishin qenie njerëzore të vetëdijshme, por shikonin të qetë si i therej shoku pranë dhe thika po ia shpërthente fytin e tij. Nuk mund ta merrja me mend një gjakftohtësi dhe qëndrueshmëri të këtillë njerëzore, të cilët e shikonin vdekjen me sy të hapur. Është kjo njëra nga skenat më të llahtarshme që e përjetova gjatë luftërave. Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohen ato, çfarë kanë bërë serbët ndaj tyre.” shkruan ”Radniçke novine”, Beograd – datë 22 tetor 1913.
as që luanin nga vendi, as nuk bërtisnin, as nuk mbroheshin, thuajse nuk ishin qenie njerëzore të vetëdijshme, por shikonin të qetë si i therej shoku pranë dhe thika po ia shpërthente fytin e tij. Nuk mund ta merrja me mend një gjakftohtësi dhe qëndrueshmëri të këtillë njerëzore, të cilët e shikonin vdekjen me sy të hapur. Është kjo njëra nga skenat më të llahtarshme që e përjetova gjatë luftërave. Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohen ato, çfarë kanë bërë serbët ndaj tyre.” shkruan ”Radniçke novine”, Beograd – datë 22 tetor 1913.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk