( Rehabilitimin e tij po e kërkojnë bashkëpunëtorët e Titizmit dhe ish aktivistët e Lidhjes së rinisë Komuniste Jugosllave si Nexhmedin Spahiu dhe bijtë e kuislingëve dhe mbeturinat pasardhëse të renegatëve në Shqipëri)
Në diskursin publik të viteve të fundit vërehen përpjekje të vazhdueshme për rehabilitimin e figurave kolaboracioniste, të cilat gjatë Luftës së Dytë Botërore shërbyen strukturave pushtuese italiane dhe gjermane. Këto përpjekje shfaqen si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, dhe shpesh ndërmerren nga individë apo grupe që përfaqësojnë trashëgimi ideologjike ose familjare të kolaboracionizmit të kohës, përfshirë edhe ish-funksionarë ose pasardhës të strukturave titiste në Kosovë, të lidhura dikur me Lidhjen Komuniste të Kosovës, Serbisë dhe Jugosllavisë.
Historia shqiptare njeh një sërë figurash të diskredituara për shkak të bashkëpunimit me pushtuesit. Pas Esad Pashë Toptanit, ndër figurat më të kontestuara dhe më të errëta renditen Xhafer Deva, Prek Cali, Ceno bej Kryeziu me vëllezër, si dhe disa personalitete të tjera që u rreshtuan hapur në anën e forcave okupatore.
Për studiuesit dhe lexuesit që synojnë të kuptojnë realitetin historik të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe rolin konkret të figurave si Mustafa Kruja, Nasi Lera, Ibrahim Biçakçiu, Rexhep Mitrovica, Bahri Omari, Mehdi Frashëri, Xhafer Deva dhe kolaboracionistë të tjerë, rekomandohet konsultimi i burimeve dokumentare bashkëkohore. Ndër to spikasin Kujtimet e Martin B. Schliep, diplomat gjerman i cili në fillim të luftës shërbeu si ambasador në Shqipëri dhe, pas pushtimit, u ngarkua nga autoritetet naziste me funksione administrative dhe politike në vend.
Në një zhvillim të kohëve të fundit, kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, u ftua zyrtarisht në Izrael, ku u nderua dhe mbajti një fjalim në të cilin theksoi edhe një herë kontributin dhe humanizmin e popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve, jo vetëm vendas, por edhe atyre që kishin ardhur nga vende të tjera evropiane. Autoritetet izraelite vlerësuan në mënyrë të posaçme traditën shqiptare të “Besës”, ndërsa kjo ngjarje rikujtoi edhe veprat artistike dhe dokumentare, si filmi “Besa”, që trajtojnë këtë dimension të rëndësishëm historik.
Megjithatë, pothuajse menjëherë pas kësaj ngjarjeje, u shfaqën tentativa publike nga pasardhës të kolaboracionistëve shqiptarë dhe nga individë të lidhur me ish-strukturat komuniste titiste në Kosovë, përfshirë edhe Nexhmedin Spahiun, për ta paraqitur Xhafer Devën si “shpëtimtar të hebrenjve”. Një interpretim i tillë përbën një deformim të rëndë të fakteve historike dhe bie ndesh me dokumentacionin arkivor gjerman, dhe amerikan (CIA).
Pretendimi se Xhafer Deva ka shpëtuar hebrenjtë është historikisht i paqëndrueshëm dhe logjikisht absurd, në të njëjtën mënyrë sikurse do të ishte pohimi se shfarosja e hebrenjve u planifikua nga shkencëtarë hebrenj, ndërsa Hitleri, Goebbels dhe Eichmann u angazhuan për shpëtimin e tyre. Dokumentet dëshmojnë se Xhafer Deva ishte i lidhur ngushtë me qarqet e Beogradit, fakt i konfirmuar si nga burime gjermane, ashtu edhe nga dokumente të shërbimeve amerikane.
Po ashtu, lidhjet e tij personale dhe politike me figura çetnike serbe, si Kosta Peçanac, janë të dokumentuara si nga burime gjermane, ashtu edhe nga arkivat e Beogradit. Sipas dëshmive të oficerëve gjermanë, përfshirë Martin Schliep dhe Herbert Neubacher, Deva ishte i përfshirë drejtpërdrejt në arrestimin, internimin dhe ekzekutimin e hebrenjve dhe shqiptarëve në kampin nazist të Prishtinës, si dhe në deportimin e shqiptarëve në kampet naziste në Gjermani, prej nga shumë prej tyre nuk u kthyen kurrë.
Këto fakte janë konfirmuar edhe nga deklarime diplomatike, përfshirë ambasadorin e Izraelit në Shkup. Për pasojë, hebrenjtë në Kosovë nuk ndiheshin të sigurt dhe, në shumicën dërrmuese të rasteve, kërkonin strehim në Shqipëri. Ky migrim shpëtimi përfshinte jo vetëm hebrenjtë nga Kosova, por edhe nga Serbia, Mali i Zi (sidomos nga rajoni i Rozhajës), si dhe nga Greqia.
Një nga aktet më të rënda kriminale të lidhura me Xhafer Devën është masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë, gjatë së cilës u vranë 84 të rinj shqiptarë brenda një dite të vetme. Ky akt dhune shtetërore la pasoja të pakthyeshme për dhjetëra familje shqiptare dhe përbën një nga krimet më të rënda politike të asaj periudhe, të krahasueshme, për nga brutaliteti, me krimet e forcave serbe gjatë luftës së Kosovës më 1999.
Qeveria kolaboracioniste u konstituua më 5 nëntor 1943. Kryeministër u zgjodh Rexhep Mitrovica, ndërsa Xhafer Deva, bashkëpunëtor i hershëm i pushtuesve dhe figurë kyçe në formimin e Divizionit SS “Skënderbeu”, u emërua ministër i Punëve të Brendshme. Figura të tilla si Deva dhe ministri i Ekonomisë Kombëtare Ago Agaj konsideroheshin edhe nga vetë qarqet fashiste si personalitete “të errëta” dhe politikisht të dyshimta.
Veprimtaria e Devës si person i besuar i zyrës së rekrutimit në Beograd dhe lidhjet e tij me Wehrmacht-in gjerman ishin tashmë të njohura publikisht. Në një letër drejtuar autoriteteve fashiste në Shqipëri dhe kontit Galeazzo Ciano, para kapitullimit të Italisë, Ago Agaj theksonte se Xhafer Deva ishte përfaqësues i zyrës së Beogradit për rekrutimin e xhandarëve në shërbim të SS-ve dhe një nga njerëzit më të besuar të Wehrmacht-it në Ballkan. Pikërisht këto rrethana shpjegojnë edhe arsyen pse Italia fashiste nuk e kishte promovuar më herët Xhafer Devën në struktura më të larta shtetërore.
Ja çfarë shkruan një oficer SS gjerman:
„Që nga 13 korriku 1944, Komanda e Përgjithshme XXI e Korpusit të Ushtrisë Malore shënoi se divizioni “Skënderbeu”, nga 28 maji deri më 5 korrik, kishte arrestuar 510 hebrenj, komunistë, anëtarë bandash dhe persona politikisht të dyshimtë.
Të arrestuarit u dërguan në Prishtinë, dhe 249 nga këta të burgosur u dërguan për “punë të detyruar në Rajh”.
Oficeri Schmidhuber i konfirmon këto veprime në raportin e tij të tetorit 1944, duke theksuar se divizioni kishte vepruar për shkak të ndikimit të një propagande të përforcuar.
Në “Kosovën e brendshme”, në dy aksione të befasishme, u krye arrestimi i të gjithë 281 hebrenjve.
Fakte dhe Burime origjinale që dëshmojnë se Xhafer Deva ka bashkëpunuar ngushtë me çetnikët e Peçancit, takimet e tij me një oficer tjetër çetnik në vitin 1944 me emrin Markoviç me ndermjetësimin gjerman…
Ja se ku munden të gjenden dokumentet të cilat disa i disponoj dhe unë…
Xhafer Deva ishte:
• kolaboracionist i bindur,
• pjesë e aparatit nazist në Shqipëri dhe Kosovë,
• bashkëpërgjegjës për terror politik dhe krime kundër civilëve.
Ai nuk mund të rehabilitohet pa fshirë viktimat, pa shtrembëruar faktet dhe pa cenuar etikën historike.
Xhafer Deva:
• ishte Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë kolaboracioniste të Rexhep Mitrovicës (1943–1944),
• veproi nën mbrojtjen dhe autorizimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë naziste,
• bashkëpunoi ngushtë me:
• SS-në,
• Gestapon,
• administratën okupatore gjermane.
Ai nuk ishte figurë periferike, por hallkë qendrore politike dhe administrative e pushtetit kolaboracionist.
Ishte nje vrasës dhe një përbindësh!
Dhe rehabilituesit arsyetojn se po të mos ishte Xhafer Deva „ demokrat“ nuk do ta lejonin të strehohet në Amerikë?! Por harrojnë ose nuk duan të theksojnë që Amerika kishte dekoruar me medale për Merita edhe çetnikun Drazha Mihajloviq…Medalja më e lartë që mundet t‘i jepet një të huaji dhe atë nga presidenti amerikan Hary Truman!
CIA — Dosja e Deklasifikuar për Xhafer Devën (1955)
• Përshkrim: Arkivi i CIA-s përmban dokumente të deklasifikuara ku:
• përshkruhet bashkëpunimi i ngushtë i Devës me gjermanët gjatë luftës,
• përmendet se ai u emërua ministër i Brendshëm me mbështetjen e Gjermanisë naziste,
• dhe se dokumenti përmend Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, Arkivin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Arkivin Berlin-Lichterfelde dhe Arkivin në Freiburg si vende ku mund të gjenden dokumente origjinale.
• Burimi: CIA declassified file “DEVA, XHAVER_0068”.
Përshkrim: Dokumentet gjermane të periudhës 1941–1944 — përfshirë ato të lëshuara në publikime akademike dhe bibliografi — përshkruajnë veprimtarinë e Devës si bashkëpunëtor dhe rolin e tij në organizimin e strukturave kolaboracioniste nazi-gjermane në Shqipëri dhe Kosovës.
• Burimi: Dr. Franziska Anna Zaugg — analizë e dokumenteve gjermane për Ballkanin gjatë luftës.
Arkivi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë (Berlin) – raporte dhe letra midis Devës dhe autoriteteve gjermane.
Arkivi Berlin-Lichterfelde – pjesë të dokumenteve sekrete të Luftës së Dytë Botërore.
Arkivi në Freiburg – sipas historianëve, një vend ku janë gjetur faksimile të dokumenteve gjermane përdorur për bashkëpunim ballkanik.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!