‘Zajednica’ në duart e zografit Edvin!

10
Jun
2023

Shkruan: Medai Shaholli
(pa dorashka)
Si gjithmonë në përballje dhe në vështirësi të jetës thonë se vëllami për vëllamin( pobratimi në sllavisht) lë kokën dhe nuk kishte si të ndodh ndryshe kur çetnikut Vuçko i duhesh ndihma nga Tirana për ta deklasuar Kosovën, ku bastardi Edvin i vjen në ndihmë vëllamit përmes një paçavure me emri ‘Zajednica’, që e kanë përgatit së bashku e cila ka marrë edhe bekimin e ‘miqve ndërkombëtarë’, si një parapërgatitje për shkëputjen përfundimtare të veriut nga Kosova.
‘Miqtë ndërkombëtarë’ si rrondokopi Eskobar apo filoserbi Lajçak prej shumë kohësh janë vënë në këtë vijë të ndyrë agjenturore për shkëputjen e veriut nga Kosova duke vepruar kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe hapur pro çetnikëve të Beogradit.
Në marrëdhëniet ndërkombëtare kjo lloj ‘politikë kurvicë’ quhet ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran.
Kështu do të shpreheshin sovranistët dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, por kështu nuk mendon opotita e shthurur e Kosovës dhe Edvin lemeria.
Prandaj, ata ‘miqtë ndërkombëtarë’ që janë angazhuar seriozisht së fundmi se do ta bëjmë ‘Zaednicën’ me apo vullnetin e qeverisë së Kosovës, duhet t’ia bëjnë të qartë shqiptarëve të Kosovës nëse është Kosova sovrane apo me sovranitet të kontrolluar që mund ta cënojnë sa herë që t’i teket ‘miqve’ që e kanë çliruar nga serbët më 1999.
Mos vallë Kosova ka një status si Grenada e karaibeve si një republikë bananesh?
Arsyetimi i zbarët dhe i paqëndrueshëm që thuhet nën zë nga këta ‘miq ndërkombëtarë’ se po e joshim Serbinë me ‘Zajednicën’ për ta shkëputur nga tutela ruse është demagogji dhe një stisje për të maskuar komplotin e madh kundër Kosovës.
Vetëm i verbri nuk i shikon veprimet e kurvërisë politike që kanë në vënë në lëvizje ‘miqtë ndërkombëtarë’ diplomatë e tyre për t’i prerë gjymtyrët shtetit të Kosovës.
Ndaj, shqiptarët e mbarë trojeve shqiptare të hapin kokërdhokët e syve sytë dhe të dallojnë ‘miqtë nga armiqtë’, pasi hienat dhe ujqërit që ia kanë mësyrë drejt vathës së madhe shqiptare për ta shqyer ‘stanin shqiptar’ po ndërsehen edhe nga opozita e Kosovës dhe zagarët hale-analistë të Beogradit nga sudiot e TV-ve të Prishtinës dhe Tiranës.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk