Zbythet Stano: Kurti duket se është i vendosur ta hapë Urën e Ibrit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, sërish ka komentuar veprimet e drejta të Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit, duke ripërsëritur se vendimi për hapjen e saj duhet të merret përmes dialogut në Bruksel. Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se është i vendosur ta hap urën.
Stano, në një intervistë për median serbe “N1”, i frikësuar ka thënë se urat janë për bashkim të njerëzve, por thotë se ajo e Ibrit është “çështje shpërthyese dhe problematike që duhet të zgjidhet me dialog”.
“Urat zakonisht i bashkojnë njerëzit. Fatkeqësisht, situata që kemi në veri të Kosovës dhe në Mitrovicë është rezultat i një numri të madh rrethanash të vështira politike. Prandaj kemi thënë gjithmonë se është një çështje shpërthyese, një çështje problematike dhe si të gjitha çështjet problematike duhet të zgjidhet me dialog. Sepse nëse keni një problem, atëherë e zgjidhni me dialog, jo me vendime të njëanshme”, ka thënë Stano.
Më tej, ai tha se “Bashkimi Evropian nuk është një forcë intervenuese. Ne nuk duam t’u imponojmë partnerëve tanë gjëra që populli, popullata vendase, mund t’i konsiderojë si ndërhyrje në punët e brendshme. Pikërisht për këtë ne punojmë si ndërmjetës në dialog. Ndërmjetësi është si një mësues i mirë, i cili përpiqet të bëjë që dy nxënës kokëfortë të arrijnë ndonjë rezultat. Në këtë rast, ata të fillojnë të trajtojnë njëri-tjetrin normalisht”.
“Ne këto nuk mund t’ua imponojnë atyre. Nëse ata nuk duan – na vjen keq. Ata nuk do të përparojnë, por do të ndëshkojnë veten dhe do të ndëshkojnë popujt e tyre dhe nuk do t’i afrohen BE-së. Sepse ata vetë thanë: ‘Ne duam të jemi pjesë e klubit tuaj evropian’. Pastaj Bashkimi
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!