Zemërimi ‘dajës Sam’ me Albnin!

10
Jun
2023

Shkruan: Medai Shaholli
Pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës dje ia befën në Kosovë dy emisarët e ngarkuar për shtensionimin e situatës në vend, njëri nga ShBA dhe tjetri nga BE-ja.
Pas vendimit të qeverisë Kurti për marrjen e detyrave dhe përgjegjësive nga ana e kryetarëve të rinj të zgjedhur në veri të vendit pa u konsultuar me ‘dajën Sam’, ku atij i mbeti hatri që ‘djali plëngëprishës’ nuk u kordinua me të por dërgoi policinë në atë pjesë të territorit për të zbatuar ligjin dhe rendin kushtetues.
Për herë të parë pas dy dekadash ‘daja Sam’ po mbështet çetnikët e Beogradit dhe jo qeverinë e Kosovës pasi u zemërua me reagimin dhe veprimet e Albinit që nuk u konsultua me të.
Fakti që pavarësia e Kosovës nuk është e plotë ndaj dhe ajo nuk mund të ecë përpara pa patericat e Amerikës e detyron Kosovën të mos marrë asnjë hap pa u konsultuar me ‘nënën’!
Vetë fakti që Kosovës nuk i lejohet që ushtria e saj mos të disponoj kapacitete të mjaftueshme për t’u mbrojtur më shumë se tre mijë ushtarë në radhët e saj, pa armatim të rëndë siç janë tanket dhe topat apo mbrojtja kundër ajërore, flet qartë për pavarësinë e kontrolluar të saj nga perëndimi.
Ky fakt është për të ardhur keq ku nga njëra anë i thonë Kosovës se duhet të ecni me parametrat e një shteti demokratik dhe nga ana tjetër u thonë se nuk iu duhet ushtria ju se u mbrojmë ne nga çdo rrezik që mund t’u vij, deklerata dhe zotime këto që janë farsa për ‘republikat banane’ ku ndërkombëtarët tallin trapin me ta sa herë që duan.
Emisarët special si rondokopi Eskobar dhe filoserbi Lajçak erdhën për t’i dhënë mesazhin e qartë Albinit dhe qeverisë së tij se Asociacioni duhet të formohet menjëherë dhe se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të mbahen sa më parë!
Konturet e një ndarje të veriut nga Kosova tashmë janë hedhur pasi Asociacioni është plasdarmi i pikënisjes dhe i ndarjes de jure të veriut nga Kosova.
Në muajt që do të vijnë do të qartësohen shumë pikëpyetje që lidhen me interesat gjeostrategjike të Amerikës në rajon dhe loja e ndyrë diplomatike me Kosovën.
Në politikë qëndron i pandryshuar një rregull i pashkruar se në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka miqësi të përjetëshme, por ka vetëm interesa dhe pragmatizëm.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk