Zemra ime është në malet e larta, unë jam poshtë!

09
Aug
2023
Nga: Bardhyl Hazizaj

Para 36 vjetesh isha me shërbimin me grupin e lëvizshëm në Tropojë! Nga ora 24.00 e datës 9 Gusht 1987 kaloi kufirin ilegalisht nga Shqipëria në Jugosllavi nje familje prej 17 anëtrësh! U shkaktua një shqetësim i madh!Detyra ime ishte gjithëçka që lidhej me Atdheun! Ne nuk ishim udheheqesa,as burra shteti,nuk kishim grada e detyra te larta por ishim njerëz të zakonshëm nga njerëzit, të cilët perkushtimi ndaj detyres shkaktoi simpatinë e udhëheqjes lartë! Pas vdekjes së Enver Hoxhës, Shqipëria mori të tatpjetën!U braktis çdo gje,Kushtetuta,Arti Ushtarak, detyrat, ligjet,rregulloret, humanizmi! U braktisën Malet aleatet shekullore! Unë me shokët e mijë u thamë Lamtumirë, o ju male,lamtumirë o vendi im, Veriu dhe Jugu, mirupafshim Atdheu i lavdisë dhe trimërisë.Ne na vranë në pabesi dhe femijet tane nga fati sot jetojnë nëpër botë,se ne as shtëpinë nuk na e hipotekojne se na quajne zaptues, e unë do të jem gjithmonë biri juaj o male të larta!Lamtumirë,maja e Taraboshit, Veleçikut,Jerzecës, Shkëlzenit, Dobrejit, Padeshit,Dhines, Stoberdes, Plasit,Maja e Mides,Koretnikut,Gjalicës, Kolesianit,Arrnit, Maja e Malit,Qafa e Kulumbrisë, Cervenakes, Shashices, Postenanit, Qafa e Kazanit që ju lashë nën çatinë e bores! Lamtumirë,lugina,shpate livadhe, përrenj, pyje,lëgatina.Ju jeni aleatët tanë më besnik, të papëkulur! Deri tani jam aty,duke ndjekur gjurmët nëpër monopate bashkë me shoket e mije dhe fluturoj mbi shkëmbinj. Ndryshimi rregjimit e ktheu popullin shqiptar në dele që e qeth “çobani pushtet” dhe populli nuk është ujk që të tregojë dhëmbët.
Tirane me 09 Gusht 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk