“ZEMRAT” E HELMUARA TË PROPAGANDËS SERBE DHE RUSE JANË NGA I NJËJTI LABORATOR I IDEOLOGJISË EKSPANSIONISTE SLLAVE-ORTODOKSE

11
Feb
2023


Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti

A k t u a l e
Pretendimet e Rusisë në rajonin e Donbasit, Krimenë, gjithë Ukrainën dhe rajonin më të gjerë nuk janë të sotme

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Pamflete armiqësore:
“Kosova është zemra e Serbisë” (1989 -)
“Donbasi është zemra e Rusisë” (1921 -)
Rajoni i Donbassit (Besia e Donit) në Ukrainën Lindore, deri në shek. XIX nuk ka qenë e banuar me rusë, nga viti 1921 në këtë rajon u sollën kolonizatorë nga Rusia, Greqia dhe Serbia, duke llogaritur në përvojën e këtyre popujve ortodoksë nga rajoni ballkanik, pushtues me përvojë për krime, masa terrori, asimilim dhe shpërngulje me dhunë të banorëve vendës, që e kishin praktikuar më parë kundër shqiptarëve autoktonë, nga vinin një pjesë e këtyre kolonistëve në Donbas.
Qëllimi i kësaj politike akspansioniste ka qenë ndryshimi i strukturës së popullsisë në rajonin e Donbasit, të pasur me rezerva të mëdha thëngjilli dhe zonë industriale, por edhe si rajon me rëndësi strategjike për daljen sa më të gjerë të Rusisë në Detin e Zi, nga këtu në Ballkan (Gadishulli i Illirisë), Mesdhe dhe gjithë Evropën.
Në fotografi: Pamflete të propagandës serbe kundër Kosovës (1989) dhe pamflete me përmbajtje të ngjashme të propagandës ruse kundër rajonit Donbasi të Ukrainës Lindore (1921).

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk