ZHGËNJIM

30
Jan
2023

Nga: Genc Sefa-Lushnja

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Një zhgënjim i madh zemrën seç ma therr,
shkaktuar nga gjak prishur, me shpirtin skëterr,
nga djaj me dy fytyra, që punojnë për të tjerë,
nga pseudo patriotë të poshtër e aventurier !

Nga ata që sduan t’ja dinë për kombin e vet ,
që bëjnë çdo gjë për pare, famë e pushtet !
Nga ata që çirren për ” bashkim kombëtar “,
Atdhetarë të shtirur , ordinerë e mercenarë !
.
Zhgënjimi më rrok kur në rrugë shoh çlirimtar ,
se si fyhen nga shqipfolës, të ulët tru’shpëlarë !
Nga mjeran e frikacak që s’ju dihet origjina ,
që si çdo herë pas lufte, bëhen shumë trima !
.
I zhgënjyer nga politika që vendin e ka rrënuar,
për shqiptarët që largohen me çanta në duar !
Për amanetin e Dëshmorëve që e kemi harruar,
se s’do ta ndalnim luftën, Shqipërin pa e bashkuar !
.
Në vend të unitetit, ne thellohemi në përçarje,
për shkak të partive politike e ndarjeve fetare !
Sa për hallet e Atdheut, sduam t’ja dimë fare,
Është rrëzuar përtokë, ndjenja kombëtare !
.
Lutem që ky zhgënjim të mos zgjasë në përjetësi,
me shpresë për një rizgjim kombëtar, tek brezi i ri !
Të lidhur me besa-besë, për të ribërë Shqipërin ,
për ti kthyer asaj shkëlqimin, nderin e Lavdinë !
————–‐—–‐————‐—-‐—‐———‐——-‐‐-‐–‐———-
Autor Genc Sefa-Lushnja !
Ish ushtarak e juristë i diplomuar.
Luftëtari për çlirimin e trojeve shqiptare në UÇK, UÇPMB, dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
I robëruar në emër të Atdhedashurisë

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk