Atedhetarizmi nuk mund te jete sezonal.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!E para qe duhet thene, askush qe ka pak ment ne koke, e atedhedashurine ne shpirt e ne zemer, nuk e kerkon dhe nuk e deshiron denimin e asnje shqipetari, kushdo qofte ai qe denohet. Ne ate gjykate nje etnike, e ngritur ne nje Kosove “multietnike”, edhe nen drejtimin e miqeve tane, ku disa prej tyre jane akoma ne gjendje ta perdorin interesin dhe fatet e kombit shqipetar si karrote per ta kthyer Serbine nga Rusia tek Europa, demtohet jo pak, dhe padrejtesisht, lufta e lavdishmexe UCK-se, e fiton Serbia fashiste.
Ajo gjykate, e ngritur me se shumeti me punen ne vite te inteligjences ruse dhe serbe, dhe me kolaboracionizmin e disa nga “miqte” tane, eshte ideologjikisht, paikologjisht dhe praktikisht kunder kombit.
Po pse u arrit deri ketu, ne ngritjen e gjykate “shqipetare” pa asnje shqipetar? Sepse ne rradhe te pare i ushqeu me inaktivitetin e vet, injoranca e lidereve te pas luftes, korrupsioni i tyrre masiv, mungesa e zbatimit te ligjit, krimet ku krimineli nuk gjindet e iken ne “drejtim te paditur, puna korrutive e tere sistemit te drejtesise”, e cdo dukuri negative ne nje shoqeri qe kalon ne nje teazicion te ri ekonomiko-politik, shto ketu sabotimin e perditeshem e ne cdo ore te dites te ish pushtuesit serb.
Ne se clirimetaret, do te shikonin vetem interesin e popullit e te atedheut, ne se nuk do te kishin midis tyre, njeres “te fuqishem shqipetare”, qe nen rrogoz te vepronin ne sherbim te Serbise, se u ka zene koken me dere, ne se drejtesia do te hetonte me seriozitet mijera krime te luftes te krimineleve serbe e shqipetare, e te cdo etnije, pa dallimin me te vogel te etnise perkatese, atehere askush nga komuniteti nderkombetar, perfshire edhe Serbine, nuk do te guxonte, e nuk do te kishte terren te kerkonte e ngrinte gjykaten “e Kosoves” ne Hage, ku tani tallin prapani*en jo pak politikane qe duan t’i shikojne shqipetaret ne hell e jashte truallit te tyre mijeravjecar.
Eshte e papranueshme, qe disa shqipetare, jo mire te formuar, i kthehen njeri tjeterit me sharje e mallkime, deri me fjalorin e pasur vulgar te njerezeve te rruges. Kjo nuk ndihmon ca me teper as ata vete, e ku per te cilet duhet thene, pa e tepruar e ofenduar aspak, shkollohuni e informohuni o njeres, qe dashurise tuaj per atedheun t’i jepni hapesire dhe vlere. Nuk mund te duash, ne se nuk dine se si te duash, e kjo te detyron te ndalosh sulmet e perdorimin e nje gjuhe rrugacerije ndaj kujtdo. Atedheu dhe mireqenia ndertohet me pune, edukate, qytetari, jo me vulgarizem, i cili ben mizerabel jeten e kujtdo, edhe tuajen gjithashtu.
Clirimetaret jane nderi i kombit, lavdia e tij, ndersa mashtruesit, profiteret, ata qe arriten te fshehen gjate luftes e paqes, e qe vepruan ne dem te atedheut e popullit, si “kolone e peste” e armikut nder rradhet e shqipetareve nuk meritojne hapesire te cdo natyre qofte, nuk meritojne respekt e mbeshtetje, Asaj kategorie “njerezish”, qe flasin vetem shqip, u duhet nxjerre e verteta ne shesh, e jo te mbulohet prej tyre akoma me frazeologji mashtuese patriotike.
Nje njeri i zakonshem edhe gabon, por nje person qe pretendon se eshte teper i zgjuar, e ca me teper “lider”, nuk i lejohet te beje te njejtin gabim qe beri njeriu i zakonshem, sepse ne “lider”, kthehet ne “li-derr”, apo “derri Li”. Kur ben veprime qe demtojne atedheun e popullin, duhet me e pakta te japesh doreheqje, e ne se ato gabime e faje, jane teper serioze per demin qe shkaktojne, duhet te denohen sipas ligjeve te shtetit, e te shkohet prapa hekurave, jo te vazhdosh te perdoresh mburojen e lavdise se clirimtarit.
Nuk mund te jesh clirimetar e atedhetar edhe pse mund te kesh qene vertete i tille tere jeten, dhe ne gerhamen e fundit te ekzistences fizike, ben nje tradheti. Ne keto rrethana je vetem tradhetar, dhe ke hedhur ne plehera tere jeten tende, nuk i ke lene vend vetes te respektohesh e vleresohesh nga populli yt.
18 Nentor 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
