ZOTI E RUAJT KOMBIN SHQIPTAR PREJ CA SHQIPTARËVE QË KEMI NË KRYE!

09
Jun
2023

Shkruan: Agron Dalipaj
ASA (Akad. e Stud. Albanologjike) duhet të ishte institucioni me autoritetin më të lartë shkencor në Europë dhe kjo për arësyet e më poshtme:
1. Shqiptarët kanë gjuhën më të vjetër në Europë e mbase edhe në botë.
2. Kur gjithë të tjerëve në gadishullin tonë iu dihet prejardhia, shqiptarëve nuk iu njihet as prejardhje e as origjina sepse ata janë autoktonë shumë më herët e që prej se nuk kishte filluar të shkruhej ndonjë gjuhë.
3. Ato që deri sot njihen prej botës mbarë si mitologji greke, shkencërisht dëshmohen të jenë krijuar në gjuhën shqipe dhe u përkthyen në greqisht.
4. Historia europiane njeh si luftrat më të gjata të botës vetëm luftrat iliro-romake dhe 41 perandorë ilirë të Romës.
5. Në “antikitetin grek” nuk bëhet kurrë fjalë për ndonjë luftë greko-romake dhe për ndonjë perandor grek të Romës. Edhe në atë që duan ta quajnë Greqi të mesjetës, historia dëshmon se e gjitha ishte Arbëri dhe të gjithë princat ishin arbër.
6. Janë me mijëra libra në Europë të shkruar për Skënderbeun dhe për shqiptarët dhe ende janë të papërkthyer në shqip.
7. Shqipëria është mbase vendi me më shumë asete arkeologjike që janë ende të pazbuluara.
Gjithë sa rreshtuam më sipër e që nuk janë cekur nga shkenca zyrtare e albanologjisë duhet të ishin objekti e subjekti i veprimtarisë së asaj shkence por ajo nuk i lëvroi.
Çka e pengoi albanologjinë zyrtare të merrej me ato që rreshtuam më sipër?! Pse albanologjia zyrtare ishte gjithë këto vite një institucion pa identitet shkencor?! Çka e ka penguar këtë albanologji të merrej me atë për çka u krijua?!
Sigurisht, askush prej zyrtarëve të saj nuk jep një përgjigje, por ne dimë se disa drejtues e ish drejtues të albanologjisë janë sot milionerë që heshtin dhe dimë se çdo vit në Shqipërinë tonë të vogël futen më shumë se 100 milionë € për punë të ndyta të Serbisë, Greqisë e Turqisë.
Shqiptarë gjeografikisht në Ballkan jetojnë midis dy shteteve me identitet të rremë si Greqia e Serbia dhe nëse albanologjia jonë zyrtare do e bënte mirë punën e saj, do i tregonte zyrtarisht e shkencërisht botës këtë të vërtetë. Milionat sekrete që futen në Shqipëri nga fqinjët tanë gjenocidistë ngjajnë të venë për të fikur albanologjinë si shkencë dhe për të vjedhur identitetin e shqipëtarëve e për të siguruar ekzistencën e shteteve fallco të ndërtuar e financuar nga Europa për të zhdukur kombin shqiptar.
Nga ana tjetër, shteti shqiptar nuk ka dhënë fonde të mjaftueshme për albanologjinë dhe ka heshtur kur vetë ministrat grek e serbë kanë deklaruar se fusin miliarda euro në Shqipëri për ta mbajtur këtë shtet në emergjencë të përjetshme. Vetë shteti bën kinezin shurdhmemec kur këto skandale plasin hapur dhe nuk bën as përpjekjen më të vogël të kërkojë ku venë këto fonde e cilët përfitojnë prej tyre, aq sa duket se me ato fonde janë blerë të parët vetë kryeqeveritarët tanë…
Tashmë zor se dikush mendon se ne kemi patur ndonjë herë albanologji të vërtetë…
Zoti e ruajt kombin shqiptar nga ca shqiptarë që kemi mbi krye!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk