ZOTI ESCOBAR, KTHJELLOHUNI! GABONI SHUME RENDE ZOTI ESCOBAR!1

23
Sep
2023
Luan Qemal Baci

Zoti Escobar, edhe une jam nenshtetas amerikan si ti, por nuk e percmoj vendin tend te origjines, sic bere ti, “diplomati i madh” me vendin e popullin tim?! PSE?!
Ju bete nje deklarate aspak diplomatike, aspak miqesore, puro imperiale, kunder cdo norme te te drejtave nderkombetare, te cilat supozohet t’i mbroni, ju bete nje deklarate percmuese ndaj nje populli e nje vendi qe ka kaluar nder shekuj ne dhjetera genocide, kunder nje populli qe eshte me proamerikan se dhe vete amerikanet. Amerikane si ju, qe nuk dine ne te vertete se “si t’i presin drute”, eshte mire te mesojne, se shqipetaret, kur eshte nevoja, “I presin shkurt drute e tyre”, dine mire se si dhe kur te luftojne per te drejtat e tyre kombetare, dine mire se si te zgjedhin mjetet e rezistences se tyre ne luften qe u imponohet!
Pse e vini perfund viktimen dhe keshtu ngrini lart dhe rehabilitoni agresorin?! A kjo eshte rruga e vendosjes se ekuilibrave gjeostrategjike, duke sakrifikuar interesat plotesisht jetike e te ligjeshme te shqipetareve?! Gabim zoteri, dhe jo vetem gabim, por eshte nje faj i rende, eshte krim, te ulesh viktimen e te marresh ne mbrojtje agresorin, shtetin kriminal serb!
Si mund te deklaroni me intervisten dhene “Zerit te Amerikes” ne gjuhen serbe se:” …Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij…. ”
Historia shqipetare ka vertetuar se kombi shqiptar nuk e ka pranuar tutelen e te huajve edhe pse me popullsi te vogel dhe inferior ne armatime, i ka bere kundershtaret dhe armiqte e tij te mendojne mire e t’i llogarisin mire, e bile t’i ndryshojne taktikat e tyre kundershqipetare.
Vertet ngulni kembe te mos ndryshoni “taktikat transatlantike”, te cilat tani shqipetaret kane te drejte t’i mendojne e dyshojne se jane e mund te demtojne ekzistencen e kombit shqipetar?!
Pse Escobaret dhe Grenellet kane mendesi kundershqiprare?
Pergjigja eshte se ata i tmerron fakti, qe popuj te vegjel si shqipetaret, dine te thone “Joooo…”, me te madhe e me ze te larte, kur diplomacia e tyre kerkon t’i marre neper kembe, kur besimi i shqipetareve, dhe miqesia e tyre merren neper kembe!
Escobari “behet trim” dhe cinik me ne shqiptaret, viktima te agresionit serb, dhe njekohesisht dashamires ndaj agresorit serb, jo me shume se sa per faktin se eshte diplomat i nje vendi te madh, percaktues i politikes boterore, por me shume se sa per kete, per filozofine e psikologjine e tij per tu neneshtruar ndaj te madhi e te plotefuqishmit.
Ju lutemi, ktheju historise, edhe duke shfrytezuar intelighencen tuaj personale, zoti Escobar. Perdore aftesine tende personale per te mesuar te vertetat historike mbi shqiptaret, e aty do te gjesh se thenia jote percmuese, ndaj shqipetareve, jo vetem eshte gabuar, por edhe e rrezikeshme. Ne se ne politiken amerikane ka me shumice politikane te linjes tuaj e te Grenellit, politikane qe hedhin tutje miqte e tyre, sic bete me popullin Kurd ne Siri, mire duhet ta dini, se beni nje gabim tejet serioz. Shqipetaret dine ta gjejne veteveten, edhe pse midis tyre jane jo pak tradhetore ne kete kohe “demokracije”, qe shkaterrojne vendin e tyre. Fatkeqesisht tani Shqiperia eshte nje vend ku ligji nuk respektohet, me nje administrate tejet te korruptuar e te zhytur ne krim.
Mbeshtetja juaj mund te gjindet ne shqipetare te llojit te ketij ballistit (anetar i nje organizimi kolaboracionist me fashizmin gjate luftes se dyte boterore), qe pershkruan me poshte miku im, zoti Pellumb, por shqipetaret me gjak SHQIPETARI, jane ata qe kane kundershtuar e fituar mbi perandorite me te fuqishme te koheve, e ne shume raste, edhe i kane pasur ato nen komande.
Ata shqiptare gjakeprishur pershkruhen bukur nga SHQIPETARI me gjak SHQIPETARI, miku im, zoti Saraci
Shkruan i nderuar Pellumb Saraci:
“Fabrikat dhe uzinat edhe baxhot e qumeshtit edhe fabrikat e bukes ishin komuniste
Edhe domatet dhe specat ishin komuniste prandaj u rrafshuan
Kjo ishte llogjika balliste si njerez te deshtuar dhe te falimentuar plotesisht qe nga koha e luftes se lavdishme partizane kur ballistet u shpartalluan nga bijte e popullit shqiptar E ruajten ballistet mllefin dhe gjeten rastin ne 90en dhe kujtuan se amerika na i donte shume ballistet
Nuk eshte rastesi qe pashe nje ballist ne profilin e tij ne fb duke ngrene e duke pire birre ne Florida kuptohet duke u kapardisur se ne kohen e luftes pinin raki
Ktheje me fund
Te kam rixha
Shendetja flamurit si thone shaka
Do bejme lufte de do tunden males
Lume Shqiperia qe na ka
E fshati qeshet
E bota tallet
Ja shikojini ballistet per 32 vjet cfare bene shkaterrime Fajde 97en etj sa te duash
I marreshi te keqen partizaneve per 32 vjet ndertuan hidrocentrale e vepra te panumurta”
Fjalet e mija te fundit per ju zoti Escobar, jane:
Mos i demto marredheniet me shqipetaret e vegjel ne numer, se i ben dem te madh edhe vendit tend!
Shqipetaret jane ai gen, qe kur nuk kane armet qe ke ti ne fushe beteje, kane zemrat e gjokset e tyre, me te cilat hidhen si LUANE, mbi tanke, dhe kapin top artilerie prej gryke, e keto jane fakte historike, e aspak figura letrare artistike te cilat, sera juaj “diplomatike” nuk arrin as ti mendoje dhe as t’i konceptoje!
Mos e zemeroni SHQIPETARIN zotni!
GABONI SHUME RENDE ZOTI ESCOBAR!
P.S. Ka qytetare shqiptare, te cilet e zgjidhin gjuhen ne nje fjalor te papershtatshem kunder zotit Escobar, gje e cila nuk ndihmon. Ketyre njerezve do t’i thosha:
Jo miq, beni gabim te shpreheni ne kete gjuhe. Edhe pse veprimi i tij eshte i gabuar dhe ne demin e shqiptareve, duhet mire te kemi parasysh se ne Amerike ka nje predispozicion te fuqishem proshqiptar dhe ne, shqipetaret prej gryke, e amerikanet kemi nevoje per miqesine e njeri tjetrit.
Edhe vendet e medha e te fuqishme, kane nevoje per aleate.
Edhe Amerika vete ka nevoje per aleate.
Ne shqipetaret duhet te jemi te kujdesshem e te mencur qe ta ruajme e zhvillojme miqesine me ta. Sllavet kerkojne te na fshijne nga faqja e dheut, e per kete kane punuar ne shekuj kunder nesh!
LUAN BACI
22 SHTATOR 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk