Zoti kryeminister Rama, kjo nuk eshte “SHQIPERIA QE DUAM”!

29
Jul
2023
Shkruan LUAN BACI

28 Korrik 2023
Pistë veprimi për SPAK, Zyrën e Bashkëqeverisjes, ASHK Kavajë, Prokuroritë Kavajë dhe Durrës

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Fallcifikimi i ASHK Kavajë, duke keqpërdorur zyrën noteriale Robo, nën emërin e se cilës, e duke përdorur emërin e saj, është bërë nje vjedhje pronë, me fallcifikim, të 1000 metra katrore në Qerret të Kavajes, në një nga zonat më të mira turistike të bregdetit shqiptar. Nga kjo zyrë, është përdorur vetem numër regjistrimi 4383/551, dt. 18.06.2022, i një kontratë shitje që nuk ka të beje aspak me ketë truall prej 1000 metra katrorë, dhe ku sipas spjegimit të titullares, zonjës Lorina Robo, të zyrës noteriale Robo, ky numër regjistrimi i përket një objekti në kontratë të një firme italiane?!

Zyra e Bashkëqeverisjes, në përgjigje të kërkesës time Numër 509750, më shkruan:

“Përshëndetje z. Baci. Faleminderit që kontaktuat Zyrën e Bashkëqeverisjes lidhur me shqetësimin tuaj. Ankesa juaj u trajtua pranë ASHK Kavajë dhe në po ju përcjellin përgjigjen zyrtare të derguar prej tyre: Ju informojmë se për pasurinë me nr.14/9 vol 7-82 zk.3101 fshati Qerret, bazuar në aplikimin nr.31408 dt.21.06.2022 eshtë regjistruar kontrata e shitjes nr. 4383/551, dt. 18.06.2022, ndërmjet shitësit Luan Qemal Baci dhe F.Z.N. dhe bleresit Besmir Kadri Kashari. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Me konsiderate Zyra e Bashkëqeverisjes….”

Titullarja e zyrës noteriale, z. Loriana Robo, një zonje që e trashegon ketë aktivitet nga i jati i dalë në pension, më thote me dt. 27 Korrik 2023, se i jati,. Agim Robo, emëri i të cilit ekziston në dokumentat e Kadastrës së Kavajës, si Noteri qe ka berë veprimin, në dt. 21.06.2022, nuk ka qenë në detyrë, dhe është larguar për të GEZUAR pleqërinë e tij, në pension në vitin 2016, duke asgjesuar e dorezuar vulat noteriale të biznesit të tij, (ndersa sipas fallcifikimit të trashë të ASHK Kavaje, zoti Robo, ka berë kontratë shitje noteriale disa vite më pas kur nuk ka pas as biznes, e as vule Noterie!-shënim i L.B.).

Zonja Loriana Robo, e cila sipas deklaratës së saj, ka marrë licensen noteriale, duke trashëguar biznesin e të atit, Agim Robo, në vitin 2017, dhe nuk gjen dot në kompjuterat e saj as emerat “e shitëseve të pronës”, Luan Qemal Baci, banues në Amerike, e nënshtetas amerikan. Unë Luan Qemal Baci, duke mos u larguar nga Amerika, e duke mos u futur fare në Shqipëri në vitin 2022, por që sipas logjikës se falcifikatorëve, “kam qenë fizikisht i pranishëm” në firmosjen e kontratës së shitjes së pronës time, gjithashtu edhe pjesëmarresja e dytë “në shitje”, ish gruaja ime e ndjerë, F.Z.N, e cila ka ndërruar jetë disa vite me parë se të firmoset kontrata, “u rikthye nga jeta e përtejme”, dhe pasi “firmosi kontratën e shitjes”, u rikthye perseri ne ameshim?!

Po kështu, “blerësi” i pronës time, Besmir Kadri Kashari, të cili as unë dhe as ish gruaja ime në ketë bote e në ate botë nuk e kemi parë dhe takuar kurrë, “ka qenë pale fizike dhe juridike me shitesit”, nuk figuron fare në kompjuterat, e firmes noteriale Robo?!

Zoti kryeminister Rama, kjo nuk është “SHQIPERIA QE DUAM”!

FALEMINDERIT.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk